Premier League

Dedikimi i kapitenit, Kane: Fitorja për Ventronen, ia kishim borxh

Tottenhami fitoi një ndeshje shumë të vështirë në Premier League. Ekipi i Antonio Contes mposhti 0-1 Brightonin e De Zerbit falë golit me kokë të Harry Kane. Kapiteni është ngjitur në shifrën e 8 golave në kampionat, dhe më mirë se ai ka bërë vetëm “anormali” Erling Haaland (15).

Sulmuesi anglez vlerësoi suksesin në transfertë, teksa ia dedikon fitoren Gian Piero Ventrones, përgatitësit atletik të klubit anglez, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 61-vjeçare si pasojë e sëmundjes së leucemisë.

Ishte një javë e vështirë, sa bukur që ia dolëm të fitonim. Fitorja është për Gian Pieron, 100%. E dinim që duhej të fitonim, ia kishim borxh atij dhe për fat ia dolëm”, deklaroi Harry Kane, ndërkohë që Spurs renditen në vendin e tretë.

“Jemi të shkatërruar”/ Tottenhami në zi, Conte humbet krahun e djathtë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency