La Liga

Dedikimi i veçantë, Lewandowski: Më ndjek nga lart, golat janë për të

Robert Lewandowski gjeti golat e parë me Barcelonën. Sulmuesi polak festoi dy herë në suksesin 1-4 ndaj Real Sociedad, teksa u shpreh shumë i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Goli i parë që shënoj me skuadër të re shkon gjithmonë për babanë tim, i cili më shikon dhe më ndjek nga qielli. Ishte e pabesueshme, jam shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën.

 

Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë dhe ia dolëm të shënojmë katër gola në total”, deklaroi 34-vjeçari, kapiteni i kombëtares polake.

Dy ndeshje, dy gola për blerjen më të rëndësishme të klubit spanjoll në merkaton e verës. Lewandowski është përshtatur shumë mirë tek ekipi i Xavit, që sfidën e radhës në La Liga e luan në “Camp Nou” përballë Valladolid.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency