Kategoria Superiore

Dedja: Na kushtëzuan dëmtimet, optimist për qëndrimin

Javën e kaluar Lushnja bëri surprizën në ‘Zeqir Ymeri’, duke mposhtur Kukësin 1-3, por nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë ndaj Skënderbeut kryesues. Trajneri Hysen Dedja theksoi se skuadra ka një organikë të paplotë dhe dëmtimet e vështirësojnë edhe më tepër punën.

“Nuk mendoj se rezultati i përgjigjet lojës në fushën e lojës, por kam dyshime edhe për disa vendime të arbitrit. Gjithsesi, duhet të evidentoj se kemi shumë mungesa, pasi edhe këtë javë humbëm disa lojtarë titullarë. Organika jonë është e paplotë dhe kur shtohen edhe mungesat, komplikohet shumë situata”, tha Dedja.

Objektivi i Lushnjës është qëndrimi në Superiore dhe Hysen Dedja vijon të mbetet optimist, ndonëse thekson se mbetet ‘sy e veshë’ nga merkatoja.

“Qëndrimi është i vështirë, por unë kam besim. Kur shikoj grintën e këtyre djemve, bëhem optimist se edhe ne mund të luajmë shanset tona për të qëndruar, por duhet të ndërhyjmë edhe në merkato, për të plotësuar organikën”, u shpreh trajneri shkodran i Lushnjës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency