Premier League

Delac, futbollisti më “jetëgjatë” te Chelsea, që nuk ka luajtur asnjë minutë

Matej Delac ishte një ndër talentet më premtues në futbollin kroat në moshën 17-vjeçare, i cili në vitin 2010 nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Blutë  e Chelseat duke u transfruar në Londër për 3 milionë euro. Një fillim i mirë për të riun Delac, që në në 2011 u dha në huazim tek Vitesse në Eredivisie. Por rikthimi i tij në Londër erdhi pas një sezoni të tërë në Holandë ku nuk kishte shënuar asnjë debutim të vetëm më këtë ekip. Pasi shtron këtë panoramë e përditshmja spanjolle Marca vjen sot me një shkrim që shkon pikërisht për portierin Delac, ajo iu drejtohet tifozëve të Chelseat duke i sfiduar me pyetjen se kush është lojtari që numëron më shumë vite në ambientet e Bluve të Londrës? Me siguri shumë do të gabojnë vijon Marca, sepse përgjigja e saktë shkon për portierin fantazmë, Matej Delac që tashmë shënon plot 8 vjet në organikën e këtij klubi duke mos bërë asnjë debutim të vetëm me këtë ekip. Mesa duket për gati 10 sezone ai nuk ka bindur dot asnjë nga trajnerët dhe drejtuesit e Chelseat me performancën  e tij, të cilët e kanë dhënë në huazim në kampionatin portugez, hungarez, serb, francez dhe belg. Pas gjithë këtyre aventurave europaine duket se shansi i tij për të qënë titullar në Londër ka humbur me kohë. Tashmë Matej kërkon largimin në merkaton e dimrit, për të vazhduar karrierën e tij larg ishulit britanik. Sot në moshën 25-vjeçare ai ende mund të tentojë suksesin në skuadra të tjera europiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency