Dele Alli drejt rinovimit me Tottenham Hotspur
Interesimi i Realit të Madridit dhe Manchester United për yllin anglez të Tottenham Hotspur, Dele Alli ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit londinez të cilët kanë përshpejtuar proçedurat për ti rinovuar kontratën mesfushorit me tipare sulmuese.
Tottenham pritet tia zgjasë marrëveshjen aktuale Dele Allit edhe për 5 vitet e ardhshme, me 21-vjeçarin që nga kontrata e re do të përfitojë 80 mijë Paund në javë.
Mbetet për tu parë cila do të jetë zgjedhja e Dele Allit por gjasat më të mëdha janë që futbollisti i përfaqësues angleze të rinovojë me Spurs-at.



