Tenis

“Delirojnë” familjarët e Novak Djokovicit: Po e mbajnë peng, është Spartaku i botës së re

Srdjan Djokovic, babai i Novak Djokovicit, numrit 1 në botë në tenis, ka shpërthyer në akuza pas vendimit të qeverisë australiane për të mos lejuar pjesëmarrjen e tij në Australian Open (nuk pranon të deklarojë nëse është vaksinuar). “Nole” u bllokua në një hotel, në Melbourne, por babai i rij e konsideron pengmarrje.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Ai është bërë simboli dhe lideri i botës së lirë, një botë me kombe dhe njerëz të varfër dhe të shtypur”, – tha ai për mediet ruse. “Mund ta burgosin sonte, nesër ta lidhin me zinxhirë, por e vërteta është si uji, sepse e gjen gjithmonë rrugën. Novak është Spartaku i botës së re, që nuk toleron padrejtësinë, kolonializmin dhe hipokrizinë. Novak ka dëshmuar se mund të arrish gjithçka nëse ke ëndrra dhe këto ëndrra ai i ndan me miliarda njerëz që e admirojnë”, deklaroi Srdjan Djokovic.

Vëllai i tij, Djordje, gjithashtu mbajti një qëndrim të ashpër dhe e quajti të gjithë aferën si “skandalin më të madh sportiv dhe diplomatik”:

“Ai kishte të njëjtin dokument si disa tenistë që tashmë janë në Australi,” – shpjegoi ai në një konferencë për shtyp të mbajtur me babanë e tij. – “Novak dhe ekipi i tij nuk kanë pasur asnjë mënyrë për të kontaktuar autoritetet federale. Ai u trajtua si një kriminel, ndërsa është një njeri i shëndetshëm dhe i respektuar dhe një sportist që nuk ka rrezikuar jetën e askujt dhe nuk ka kryer asnjë krim federal apo ligjor”. Babai i “Noles”, Srdjan, i cili e krahasoi situatën e djalit të tij me kryqëzimin e Jezu Krishtit, më pas iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Australian, Scott Morrison: “Ju veproni veproni sipas parimeve tuaja, të cilat nuk kanë të bëjnë me ne dhe parimet tona. Ne jemi njerëz dhe ju nuk jeni.”

Nga këto qëndrime të ashpra, sidomos të babait të Djokovicit,” “Nole” rrezikon t’i ndalohet hyrja në Australi për tre vite.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency