Deliu: Pas rezultatit 1-3 ramë në gjumë, me Lushkjen dhe Shehun jemi gjithmonë bashkë
Ardit Deliu ishte një nga futbollistët më të mirë në ndeshjen mes Teutës dhe Laçit. Mesfushori i kurbinasve realizoi dy gola në fitoren 2-4 të skuadrës së tij, ndërsa në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, Deliu theksoi se e rëndësishme për të është që fitoi skuadra ndërsa u shpreh i penduar për kartonin e verdhë që do ta lejë jashtë skuadrës për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.
“Shënova dy gola, por ishte ndeshje shumë e vështirë, por të rëndësishme janë tre pikët. Treshja e mesfushës? Koha e gjatë që kemi bashkë është e rëndësishme dhe nuk e di nëse ka një skuadër në Superiore që nuk i ka ndryshuar mesfushorët, ne jemi gjithë kohën bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
Kartoni i verdhë? “Kemi ndeshje shumë të fortë këtë javë me Partizanin dhe u nxitova e nuk duhej ta bëja atë ndërhyrje, por ndodh në nervat e lojës”.
Sjellja e skuadrës në rezultatin 1-3? “Nuk duhet ta rrezikojmë lojën, pas rezultati 3-1 ramë në gjumë, menduam se fituam dhe rrezikuam. Ishim me fat te pjesa e shtyllës që nuk shkoi 3-3 ndeshja se do të ishte shumë fatale dhe më pas do ta quanim ndeshje të humbur”, u shpreh Deliu.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



