Europa League

Dembele harron fanellën në dhomën e zhveshjes, e shpëton pjesëtari i stafit

Ousmane Dembélé u bë protagonist në ndeshjen që Barcelona e fitoi 2-4 në fushën e Napolit, duke siguruar kualifikimin në 1/8-at e Europa League-s. Në këtë rast jo për cilësitë e tij në fushën e blertë. Sulmuesi anësor francez e kishte harruar fanellën e tij në dhomën e zhveshjes dhe kur trajneri vendosi ta aktivizonte, një pjesëtar i stafit vrapoi në brendësi të stadiumit për ta marrë.

Pasi luajti titullar në “Mestalla”, kundër Valencias, Dembélé ishte zëvendësues në ndeshjen kundër Napolit. Francezi, i cili është rikthyer në ekipin e parë falë Xavi Hernándezit, u hodh në fushë në pjesën e dytë. Kishin mbetur edhe 20 minuta para se të mbyllej koha e rregullt dhe Xavi i bën shenjë të bëhej gati. Në atë moment, sulmuesi e kuptoi se nuk kishte fanellën. Në këtë rast e nxori nga situata anëtari i stafit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency