Demi: Ja si e vendosëm me federatën për “Air Albanian”, në janar…
“Air Albania” është stadiumi ku do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës këtë të premte, në orën 19:00. Presidenti Gazmend Demi tregoi për Top Channel se si u arrit marrëveshja mes klubit të tij dhe Federatës. Ai zbuloi se një pjesë e fitimeve do të shkojë për familjet e prekura nga tërmeti.
Derbi për mua është si ndeshja me Bylisin, mbetet e veçantë dhe një ndeshje e bukur. Uroj që tifozët të kenë një sjellje të mirë dhe të jenë të shumtë në stadium, madje me familjet e tyre. Kompleksi? Po merrem personalisht me të, punimet kanë zgjatur shumë, por ju e dini, unë bleva vetëm stemën e Partizanit e tani pres me padurim të përfundojmë punimet, në mënyrë që, në janar, ndeshjet, ose të paktën seancat stërvitore, t’i zhvillojmë aty’’.
Dueli mes Partizanit dhe Tiranës do të transmetohet në SuperSport.



