Lajme

Demonstrim force i Tiranës, Tërbuni pëson 5 gola

Kur duhen edhe dy javë nga fillimi i kampionatit të Kategorisë Superiore, duket se Tirana është në rrugën e duhur në përgatitjet parasezonale. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema, e cila ka ndryshuar shumë gjatë merkatos së verës, po tregon në sfidat miqësore se duhet të llogaritet si pretendente nga rivalët.

Bardheblutë dhanë një provë forcë në miqësoren ndaj Tërbunit, që e fituan me rezultatin e thellë 5-0. Sulmuesi Dunga, ish-futbollist i Luftëtarit, hapi serinë e golave në minutën e 14-të, teksa për të dyfishuar shifrat mendoi mesfushori Edon Hasani. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e dyfishtë të bardhebluve, ndërsa në të dytën, 24 herë kampionët e vendit, realizuan edhe 3 gola të tjerë me autorë Ngoo dhe Daja (shkodrani realizoi dygolësh).

Tirana-Tërbuni 5-0

Tirana: Lika, Doka, Muça, Imami, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Torasa, Hasani, Kale, Dunga. Trajner: Ardian Mema. (U aktivizuan: Qirko, Cikani, Ngoo, Goxha, Daja, Ismajlgeci, Cobinah).

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency