Itali

Dëmtim i rëndë për ish-kapitenin e Inter, Monza humbet një lider

Andrea Ranochia një nga transferimet më të bujshme të Monzës në këtë merkato verore, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndaj Napolit. Dhe, analizat e detajuara evidentuan problemet në kyçin e këmbës së djathtë teksa lojtarit do t’i duhet minimalisht tre muaj për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Ish-kapiteni i Interit do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa në reagimin e fundit, Ranochia thekson se do të rikthehet së shpejti për të kontribuar me skuadrën e re. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Berlusconi dhe Galliani do të ndërhyjnë në merkato për të zëvendësuar Ranochian duke qenë se ky i fundit ishte llogaritur titullar në ekipin e drejtuar nga Giovanni Stropa.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency