Legjionarët

Dëmtim muskulor për ish-futbollistin e Shpresave, sulmuesi mbyll para kohe sezonin

Aristidi Kolaj nuk mundet ta luajë deri në fund këtë sezon me Alessandrian në Serinë B, teksa ka pësuar një dëmtim muskulor të gradës së parë. Ky problem e bën të pamundur pjesëmarrjen e 23-vjeçarit në dy ndeshjet e radhës me skuadrën që rrezikon të bie një kategori më poshtë.

Në këtë sezon, Kolaj ka koleksionuar 20 paraqitje me Alessandrian ndërsa në një rast ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Ish-futbollisti i Shpresave të trajnerit Alban Bushi është transferuar në këtë sezon te Alessandria, saktësisht më datë 15 korrik të vitit 2021 teksa ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2024. Kujtojmë se më parë, Aristidi Kolaj ka qenë pjesë e të rinjve të Sassuolos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency