Dëmtimet ndjekin Lazion, një tjetër yll rrezikon Interin
Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantës në ‘Olimpico’, sfidë në të cilën miqtë merituan shumë më tepër pasi vunë në vështirësi skuadrën e Inzaghit.
Gjithsesi, përveç dy pikëve të lëna, bardhekaltrit panë t’u dëmtohej edhe një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni, spanjolli Luis Alberto, që u largua nga fusha e lojës në minutën e 32-të.
Mjekët e skuadrës së Lazios kanë konfirmuar një problem në kofshë për spanjollin, por përpara se të bëjnë një parashikim mbi rikthimin, do të duhet të presin analizat e detajuara.
Ndonëse ndeshja e javës së ardhshme ndaj Crotones duket e humbur për Luis Alberton, shpresa e bardhekaltërve është që të kenë spanjollin dhe Immobilen të gatshëm për sfidën me Interin, që mund të rezultojë deçizive për pjesëmarrjen në Champions.



