“Dëmtimet, titulli dhe golat e Salah”, Klopp: City është problemi më i vogël që kam
Liverpool po kalon një moment shumë të mirë. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar shtatë ndeshjet e fundit mes kampionatit, Champions, FA Cup dhe Kupës së Ligës, teksa nesër do të sfidojë Norwich në “Anfield”.
Takimi i Premier League do të fillojë në orën 16:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2. “The Reds” ndodhen 9 pikë larg Cityt kryesues, por kanë luajtur një ndeshje më pak se kampionët në fuqi.
Përpara takimit kundër ekipit të Milot Rashicës, Klopp deklaroi: “Kemi disa lojtarë të dëmtuar, nuk e di ende se kush do të jetë në dispozicion dhe kush jo. Duhet të kemi ende disa opsione të mira, por nuk jemi ende të sigurt.
Titulli? Nga të gjithë problemet që kam, më i vogli është ndjekja e Manchester City. Ne duhet të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjet tona, pastaj do të shohim nëse do t’u afrohemi atyre apo jo”.
Më pas një koment për 150 gola e Momo Salah me Liverpoolin. “Kjo skuadër është një nga më të mirat në historinë e klubit dhe Salah është pjesë e saj, shifrat flasin vetë.
Është diçka e jashtëzakonshme të shënosh 150 gola, shpresoj që Momo të realizojë gol edhe nesër. Rotacioni? Është gjëja që më pëlqen më pak të bëj. Është e thjeshtë kur djemtë të japin arsye për t’i lënë jashtë, si kur dalin vonë për të kthyer ndonjë gotë.
Por, ky nuk është rasti ynë. Unë kam një grup absolutisht të jashtëzakonshëm dhe asnjë nga lojtarët e mi nuk do ta meritonte të mbetej jashtë“, deklaroi trajneri gjerman i Liverpoolit.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



