Merkato

Dëmtimi i Alexis Sanchez, Interi mund të kthejë në Milano Gabigolin

Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, mund të rikthehet në Europë. Duke parë dëmtimin e Alexis Sanchez, futbollisti mund t’i shërbejë Antonio Contes, i cili nuk do të ishte i detyruar të kërkonte një alternativë në merkato, pasi lojtari i përket Interit.

Sulmuesi po kalon një formë shumë të mirë te Flamengo, ku po shënon vazhdimisht, duke i bindur edhe drejtuesit e klubit brazilian, që kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur në ekip 23-vjeçarin. Por duket se Flamengo do ta ketë të vështirë të bindë lehtësisht Interin, pasi në garë është rifutur Schalke, që është në tratativa të avancuara me zikaltrit për kartonin e brazialinit që vlerësohet 30 milionë Euro.

Gjithsesi, Gabigol mund të kthehet në janar në Milano, ku mund t’i jepet një shans i artë nën drejtimin e Contes.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency