Dëmtimi i Di Marias bën të dridhen në Argjentinë para Botërorit
Juventusi është në ankth për gjendjen e Angel Di Marias. Argjentinasi, i rreshtuar përkrah Vlahovic në sulmin bardhezi në ndeshjen e Champions League kundër Maccabi Haifas, ndjeu tërheqjen e muskulore gjatë një sprinti në minutën e 22-të të pjesës së parë dhe u ndal. Ish-lojtari PSG-së, Manchester United, Realit dhe Benifikës, ka zgjatur më shumë se ç’duhej hapin për të arritur topin, por është dëmtuar në kofshën e djathtë.
Di Maria e kuptoi menjëherë problemin, qëndroi në vend dhe preku pjesën e lënduar, më pas kërkoi të ndërrohej. Allegri futi në lojë polaku Milik në vend të tij. Dëmtimi i Di Marias ka shkaktuar shqetësim të madh në Argjentinë. Pas dëmtimit të Dybalas, që rrezikon të humbasë Botërorin e Katarit, tashmë ka “dithërima” edhe për Di Marian. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.



