Itali

Dëmtimi i Pogba ndryshon planet e McKennie, amerikani po transferohej në Premier League

Paul Pogba do të duhet të presë të paktën një muaj e gjysmë para se të zbresë në fushë në një ndeshje zyrtare me Juventusin. Mesfushori francez pësoi një dëmtim që mund të ketë edhe nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale dhe në këtë formë, drejtuesit bardhezi me në krye trajnerin Massimiliano Allegri po marrin masat që organika të mos dobësohet dhe të jetë e plotësuar për startin e sezonit.

Kështu, atij që i ndryshon tërësisht situata pas dëmtimit të Pogba është Weston McKennie.  Futbollisti amerikan po përgatiste valixhet duke qenë se kishte ofertë nga Tottenham në Premier League.

23-vjeçari kishte fituar simpatinë e Antonio Contes, megjithatë tashmë Allegri ka bllokuar transferimin dhe e kërkon mesfushorin nën urdhrat e tij pasi mesfusha është reparti që livozrnezi kërkon të ketë sa më më shumë opsione pasi lojtarë si McKennie e lejonë gjithashtu edhe të ndryshojë skemë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency