Dëmtimi i rëndë i talentit gjerman, sa kohë pritet të qëndrojë jashtë
Bayer Leverkusen doli pa pikë nga sfida me Koln (0-1), teksa humbi edhe shërbimet e Florian Wirtz. Ndeshja e 18-vjeçarit të talentuar zgjati vetëm 28 minuta, pasi ai këputi ligamentin e kryqëzuar.
Një dëmtim i rëndë për mesfushorin ofensiv, i cili këtë sezon numëron 10 gola dhe 14 asiste. Wirtz ka veshur katër herë edhe fanellën e kombëtares gjermane. Wirtz do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 6-8 muaj.

Lojtari po ndiqej me kujdes nga disa klube të ndryshme europiane, teksa dëmtimi i tij është një lajm i keq për Leverkusen, që në verë mund të përfitonte shumë miliona nga shitja e tij.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



