La Liga

Dëmtimi i Ronaldos alarmon madrilenët, rrezikohet finalja e Championsit?

Florentino Perez pati paralajmëruar Zinedine Zidanen, që të ‘harrojë’ El Clasicon dhe të përqendrohet te finalja e Championsit, por francezi vendosi të hedhë në fushë më të mirët në ‘Camp Nou’.

Duket se kokëfortësia e trajnerit madrilen pati edhe kosto, pasi Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim në kavilje, në momentin e shënimit të golit të barazimit të përkohshëm 1-1.

Sulmuesi portugez mori ndihmën e mjekëve dhe qëndroi në fushë deri në fund të pjesës së parë, kur shkoi në dhomat e zhveshjes dhe nuk u rikthye më. Kjo situatë alarmoi madrilenët, ndërsa mjekët japin shpresë, por më shumë detaje pritet të mësohen nesër, pas përfundimit të vizitave të detajuara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency