Serie A

Dëmtimi i Wijnaldum, një “ish” ofrohet të rikthehet te Roma

Dëmtimi i Wijnaldum ka prishur jo pak planet e Romës, që me shumë gjasa do të futet sërish në merkato për të sjellë një mesfushor, në mënyrë që të kompletojë skuadrën deri në janar, kur edhe pritet të rikthehet holandezi.

Së fundi mediat pranë klubit verdhekuq kanë raportuar për një rikthim të mundshëm të Radja Nainggolan, me belgun që është vet-ofruar të bashkohet me Romën, klub ku ka kaluar edhe vitet më të mira të karrierës.

Nainggolan është nën kontratë me Antwerp në Belgjikë dhe natyrisht që firma me të nuk do të jetë e lehtë, megjithatë më parë duhet që Jose Mourinho të japë miratimin e tij për mesfushorin belg.

Gjatë ditës së nesërme pritet që trajneri portugez të takohet me drejtuesit e klubit për të diskutuar mbi emrat e mundshëm që mund t’u bashkohen verdhekuqve në këto ditë të fundit të merkatos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency