Dëmtohet Benzema, humbet ndeshjet e para të 2018-ës
Lajm i keq për Karim Benzema nga infermieria e Realit. Sulmuesi francez nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës gjatë përgatitjeve të kësaj të shtune, për shkak të një problemi në këmbën e djathtë. 29-vjeçari do të qëndrojë larg fushave të blerta për 2-3 javë. Benzema u dëmtua në El Clasico përballë Barcelonë e për rrjedhojë do të humbasë ndeshjet e para të 2018-ës. Është e sigurtë mungesa e tij në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Numancias dhe përballë Celta Vigos.



