Dëmtohet edhe Lila, mungon ndaj Spanjës
Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për trajnerin e kombëtares shqiptare Christian Panucci në vigjilie të sfidës ndaj Spanjës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Alicante në stadiumin Jose Rico Perez.
Pas Abrashit, Strakoshës dhe Cikalleshit të cilët janë të dëmtuar por edhe Mavrajt, Kukelit dhe Roshit që janë të skualifikuar kuqezinjtë do të kenë një tjetër mungesë. Andi Lila ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë pjesë e këtij dueli kaq të rëndësishëm, me trajnerin Panucci që pas dëmtimit të lojtarit kavajas do të ketë më pak mundësi zgjedhjeje për të formuar 11-shen titullare.



