Serie A

Dëmtohet portieri serb, Torino projekton Etrit Berishën titullar

Etrit Berisha u huazua verën e kaluar nga Spal te Torino, me klubin e Serie A që ka mundësinë të blejë kartonin e portierit shqiptar në fund të sezonit për shumën e 300 mijë eurove.

32-vjeçari nga Prishtina po qëndron në stol dhe deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Torinon në Kupën e Italisë, me trajnerin Juric që preferon Vanja Milinkovic-Savic si titullar mes shtyllave.

Portieri serb ka pësuar një dëmtim në seancën e sotme stërvitore. Milinkovic-Savic ka lënduar një nga gishtat e dorës së majtë. Kontrollet mjekësore do të përcaktojnë kohën e rikuperimit të tij.

Torino luan në transfertë sfidën e radhës në kampionat. Ekipi granata do të sfidojë Bologna të dielën në drekë dhe në portë pritet ta nisë kapiteni i kombëtares shqiptare (69 ndeshje me kuqezinjtë) si titullar.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency