Premier League

Dëmtohet rëndë De Bruyne, ja sa do qëndrojë jashtë fushave

Ylli belg i Manchester Cityt, Kevi De Bruyne ka pësuar një dëmtim paraditen e sotme, duke vënë në alarm stafin drejtues të skuadrës.

Belgu ka ndjerë shqetësime gjatë punës në sallën e forcës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një këputje ligamentesh, që do ta linte jashtë për një periudhë të gjatë kohore.

27-vjeçari është dëmtuar edhe njëherë tjetër në gjurin e djathtë dhe në rast se do të konfirmohet këputja e ligamenteve, atëherë Guardiola do të duhet të planifikojë një mungesë prej të paktën 3 muajsh të tij.

Nesër paradite belgu do t’i nënshtrohet vizitave të detajuara, për të përcaktuar përfundimisht shkallën e dëmtimit, por shpresat për një rikuperim të shpejtë, janë të vakëta momentalisht.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency