Serie A

Dëmtohet rëndë sulmuesi i Napolit, ja ndeshjet që humbet

Dëmtim i rëndë për futbollistin e Napolit, Victor Osimhen, i cili ishte i detyruar të braktiste fushën gjatë pjesës së dytë në sfidën e humbur 3-2 në fushën e Interit. Në minutën e 50-të, sulmuesi nigerian u përplas kokë më kokë me mbrojtësin zikaltër Skriniar në një dyluftim ajror.

Të dy lojtarët kërkuan menjëherë ndihmën mjekësore me futbollistin sllovak që u ngrit shpejt në këmbë për të vijuar lojën, ndërsa qendërsulmuese nigerian nuk ia doli ta kthehej në aksion. Futbollisti i Napolit iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara mjekësore që evidentuan frakturë në mollëzën e majtë. Lojtari duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kthyer në vend kockat e dëmtuara. Osimhen do të duhet të qëndrojë një muaj jashtë, duke humbur ndeshjet me Spartakun e Moskës dhe Leicesterin në Europa League si dhe sfidat e Serisë A kundër Lazios, Sassuolos, Atalantës, Empolit, Milanit dhe Spezias.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency