Kategoria Superiore

Dënimi i Skënderbeut ndez garën për Championsin dhe Europa League

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA ka hapur tashmë oreksin e ndjekësve që me vendin e dytë në Superiore mund të sigurojnë një pjesëmarrje në Champions për sezonin e ardhshëm. Në rast se nuk do të kemi një rrëzim të dënimit në CAS, atëherë gara për vendin e dytë në Superiore do të thotë betejë për Champions dhe kjo pa dyshim do të bëjë që ekipet e përfshira në të të bëjnë maksimumin për të arritur në kompeticionin më madhor për klube në Europë, sidomos për Laçin që aktualisht gjendet 3 pikë pas Kukësit, me bardhezinjtë që për herë të parë mund të kenë shansin të luajnë në një kompeticion të tillë.

Kukësi gjithashtu pas aventurës së vjetshme tani shikon t’i hapet oreksi për të kërkuar një ecuri më të gjatë në Champions League, ndërkohë që matematikisht dhe Partizani, Luftëtari e Flamurtari nuk janë të përjashtuara nga gara. Të kuqtë, në një sezon me shumë ulje-ngritje dhe që deri para pak javësh u duk i dështuar, shikojnë tashmë të ridimensionohen mundësitë për të qenë pjesëmarrës në kompeticionin e madh, ku morën pjesë dhe dy vjet më parë, pikërisht për shkak të pezullimit të Skënderbeut.

Ndërkohë që përveç vendit të dytë mund të marrë vlerë dhe vendi i katërt, i cili gjithashtu mund të cojë një skuadër në Europa League, ndërsa mund të ndodhin ndryshime dhe sa i përket skuadrave që rrëzohen një kategori më poshtë, duke sjellë një ndryshim drastik në këtë sezon të Superiores. Gjithsesi, që të gjithë këto skenarë të realizohen, duhet pritur më parë dhe një vendim përfundimtar nga CAS, por deri atëherë me vendimin e UEFA-s në fuqi, klubeve të tjera i lind e drejta të provojnë deri në fund shanset e tyre për objektiva të reja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency