Spanjë

Depay drejt largimit nga Barcelona, ja cili klub ka bërë ofertë për sulmuesin

Vetëm një vit pas kalimit te Barcelona, Memphis Depay mund të largohet nga klubi “blaugrana”. Disa klube europiane janë duke e ndjekur holandezin dhe nga mediet spanjolle raportohet së njëri prej tyre ka bërë dhe ofertë për kartonin e sulmuesit.

Milan, Juventus, Inter dhe Napoli po e ndjekin 28-vjeçarin nga afër. Megjithatë, Tottenham kanë përparuar në këtë garë, pasi kanë bërë edhe një ofertë për Depay-n.

Pas një sezoni te Barça, ishi i Olympique Lyon mund t’i thotë mirupafshim katalanasve. Në fillim sulmuesi pati nisje pozitive te Barcelona, por më pas “u zhduk”, ndërsa afrimi i Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ferran Torres e lanë holandezin në stol.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency