La Liga

Derbi City-United për lojtarin e Barcelonës, Guardiola takohet me agjentin

Barcelona po mendon për një rinovim. Ronald Araujo ka kontratë deri në 2023 me klubin katalanas, ndërkohë që qendërmbrojtësi pëlqehet shumë nga dy klube të Premier League.

Manchester United e ndjek prej kohësh, por interesim për 22-vjeçarin uruguaian (7 ndeshje me kombëtaren latine) ka edhe nga Manchester City, me Pep Guardiolën që e cilëson si një përforcim të rëndësishëm për prapavijën.

Trajneri spanjoll ka drekuar me Edmundo Kabchi, një nga agjentët e futbollistit të Barcelonës, me këtë të fundit që mund të luajë edhe në krahun e djathtë të prapavijës.

Araujo u ble nga Barcelona për 4.7 milionë euro në verën e vitit 2018, dy sezone i kaloi tek ekipi B, teksa prej tetorit të vitit 2020 është bërë pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës.

Mbrojtësi ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Barcelonën gjatë këtij sezoni, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në La Liga. Xavi e vlerëson shumë dhe presidenti Laporta ka nisur bisedimet në lidhje me rinovimin.

Gjithsesi, Sport.es shkruan se Barcelona duhet të nxitojë, pasi dy klubet e Manchesterit nuk heqin dorë nga lojtari latin dhe së shpejti do të prezantojnë ofertat e tyre zyrtare. Kartoni i Araujos vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency