Serie A

Derbi i Italisë i besohet gjyqtarit ‘koprac’ me Interin

Kryendeshja e javës në Serinë A, mes Interit dhe Juventusit i është besuar Daniele Orsatos, për të vënë drejtësi në fushë. Ky arbitër është një njohje e vjetër për Interin, pasi i ka gjykuar zikaltrit për 28 herë të tjera deri tani.

Nga 28 ndeshjet që ky arbitër ka gjykuar në karrierë për zikaltrit, 4 i numëron në këtë sezon, 3 prej të cilave kanë përfunduar barazim, Inter-Torino 1-1, Inter-Crotone 1-1 dhe Inter-Napoli 0-0. Bilanci mbetet pozitiv në shumatoren e përgjithshme, pasi Inter nën gjykimin e tij ka fituar 12 takime, ka barazuar 11 dhe ka humbur 5 ndeshje.

Inter nuk fiton një ndeshje të gjykuar nga Orsato që nga 25 prilli i vitit 2015, kur Interi nën drejtimin e Mancinit, mundi Romën në San Siro 2-1, me golat e Hernanes dhe Icardit.

Orsato kujtohet edhe për derbin e vitit të shkuar, ku edhe pse u akorduan 5 minuta shtesë, ndeshja përfundoi në minutën e 7 shtesë dhe Zapata do të shënonte golin e barazimit 2-2.

Por një statistikë interesante lidhet me penalltitë në favor të Interit: Orsato ka dhënë vetëm 2 penallti për Interin, pikërisht në 27 maj 2007, në të njëjtën ndeshje kundër Torinos dhe që nga ajo kohë kanë kaluar 11 vjet dhe 27 ndeshje pa akorduar një penallti në favor të zikaltërve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency