Derbi i kryeqytetit, dhjetëra tifozë në radhë për t’u pajisur me biletë
Në shkallët e “Air Albanias” ka ende shumë pak tifozë për të ndjekur derbin Partizani-Dinamo, megjithatë në sportelin e shitjes së biletave pranë stadiumit “Selman Stërmasi” është krijuar radhë për blerjen e tyre.
Në foton e mbërritur në redaksinë e supersport.al, duken dhjetëra njerëz që presin para biletarisë për t’u pajisur me biletën për të ndjekur derbin, që do të startojë në orën 18:00.
Kjo foto nxjerr sërish në pah problematikën e mungesës së një pike shitjeje biletash pranë stadiumit “Air Albania”, pasi tifozët duhet të shkojnë shumë larg impiantit për t’u pajisur me biletë dhe të rikthehen më pas për t’u akomoduar në tribunë.



