Kupa e Italisë

Derbi i Madonninës, Inzaghi: Beteja më e rëndësishme, ja çfarë do bëjë diferencën

Këtë të martë në “San Siro” do të luhet derbi më i rëndësishëm në Itali, ai mes Milanit dhe Interit. Dy skuadrat e qytetit të Milanos, Milan dhe Inter, do të përballen në orën 21:00 për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport 2.

Ndërsa ka folur në konferencën për mediat në prag të ndeshjes kundër Milanit, trajneri i Inter, Simone Inzaghi zbuloi mënyrën se si ekipi i tij do ndeshjet me “Djallin”: “Do të jetë një betejë ku të gjithë do të përpiqen të mbizotërojnë mbi tjetrin, por në të njëjtën kohë ajo do të jetë një ndeshje në të cilën aspekti mendor dhe motivues do të bëjnë diferencën. Do të jetë një shfaqje e bukur për qytetin e Milanos, por fokusi ynë duhet të mbetet në fushë dhe performancë. Është normale që të shënosh një gol jashtë do të ishte shumë bukur.”

Pas këtij takimi dy rivalit e përjetshëm do të ritakohen për ndeshjen e kthimit të këtij raundit të Kupës së Italisë më 20 prill në orën 18:00.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency