Futboll

Paqe në derbin e Tetovës, Shkupi prek titullin kampion, Struga fitore me “aromë” mbijetese

Skuadrat e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur sot raundin e 27-të të MFL-së, ku spikati derbi Skëndija-Renova.

Ndeshja mes tyre u mbyll me barazimin 1-1, me golin e parë që u shënua në minutën e 36-të nga Hasani, që u dha avantazhin vendasve. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0, me ekipin e Renovës që do të luftonte deri në fund për barazimin, të cilin arriti ta merrte vetëm në minutën e 88-të me anë të Shefitit. Pas kësaj përballjeje Shkëndija mban vendin e dytë në renditje me 52 pikë, 13 më pak se Shkupi kryesues, teksa Renova renditet e pesta me 38 pikë.

Pas takimit të kësaj të diele kundër Borec, të cilin e fitoi lehtësisht me rezultatin 3-1, Shkupi qëndron vetëm 5 pikë larg titullit kampion të elitës së futbollit maqedonas. Ky takim u zhbllokua në minutën e 18-të kur Senghor do të shënonte për vendasit, me Borec që do të merrte barazimin në minutën e 21’ falë një autogoli të po Senghor, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1. Teksa në fraksionin e dytë Shkupi do të realizonte edhe dy gola të tjerë me Adetunji në minutën e 66’ dhe Margvelashvili në minutën e 82-të, duke bërë që ndeshja të mbyllej me rezultatin 3-1.  Kështu Shkupi kryeson me 65 pikë, teksa Borec renditet në vend të 11-të ose të parafundit me 15 pikë.

Rabotnicki-Tikves e kanë mbyllur këtë javë me rezultatin 1-0, me golin e vetëm që u realizua nga Maksimov në minutën e 29’. Pas kësaj përballje vendasit shkojnë në kuotën e 37 pikëve në vend të shtatë, teksa Tikves renditet në vend të 10-të me 24 pikë.

Akademija Pandev ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Pelister, me golat që u realizuan nga Mitrovski në minutën e 51’ dhe nga Velinovski në minutën e 86’. Pas raundit të 27-të vendasit mbajnë vendin e tretë me 52 pikë, teksa Pelister qëndron në vend të fundit me 10 pikë.

Struga ka mundur Skopjen me rezultatin minimal 1-0, ndërsa goli ka ardhur pas lot 67 minutave lojë. Ishte Radic ai që shënoi dhe i dhuroi Strugës tre pikët e kësaj jave, duke e çuar në kuotën e 36 pikëve në vend të tetë, teksa Skopje renditet në vend të nëntë me 26 pikë.

Makedonija GP dhe Bregalnica Stip janë ndarë me nga një pikë, pasi e mbyllën ndeshjen e javës së 27-të me rezultatin 1-1. Golin e parë e realizuan miqtë në minutën e 59’ me Djokic, teksa për vendasit shënoi Emini në minutën e 78’. Pas kësaj përballjeje Makedonija GP shkon në kuotën e 50 pikëve në vend të katërt, teksa Bregalnica Stip renditet e gjashta me 38 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency