Derbi londinez për sulmuesin e Juventusit, Allegri pret mesfushorin e Zvicrës
Një lojtar drejt largimit nga Juventusi dhe një tjetër që pritet të zbarkojë në Torino.
Dejan Kulusevski është një nga investimet më të rëndësishme të “Zonjës” në vitet e fundit (40 milion euro), por nuk po ia del të shfaqë gjithë potencialin që zotëron tek ekipi i Max Allegrit.
Emri i 21-vjeçarit suedez lidhet me një transferim në Premier League, aty ku pëlqehet nga Arsenali dhe Tottenham.

Dy klubet londineze janë gati për një derbi në merkaton e janarit, teksa Juventusi shpreson të arkëtojë sa më shumë nga shitja e tij.
Ndërkohë, trajneri Allegri pret një mesfushor cilësor në janar. I preferuari është Denis Zakaria, mesfushori defensiv i M’gladbach (aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes).
24-vjeçari i kombëtares zvicerane (39 ndeshje dhe 3 gola) ndodhet në vitin e fundit të kontratës, teksa bardhezinjtë duhet të fitojnë konkurrencën me Romën për shërbimet e tij.




