Derbi me Schalken, shansi i fundit për trajnerit e Dortmundit Bosz
Derbi ndaj Schalke 04 në fundjave mund të jetë ndeshja e fundit e trajnerit holandez Peter Bosz në krye të Borussias së Dortmundit. Ndaj Tottenhamit në Champions, shpresonte ta festonte me fitore ditëlindjen e tij të 54-t, por nuk ndodhi kështu. Verdhezinjtë shënuan ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, madje disfatën e katërt në pesë takimet fundit, ecuri kjo që e ka lëkundur në themel pozicionin e trajnerit. Tashmë jashtë Championsit dhe në vendin e 5-të në Bundesligë, për Borussian e Dortmudit mund të thuhet se është në krizë rezultatesh. Bosz e ka edhe një shans, në derbin e Ruhrit. Nëse “verdhezinjtë” nuk fitojnë në “Signal Iduna Park” me rivalët e përjetshëm, sipas “Bild”, holandezi do të shkarkohet nga detyra.



