Derbi në merkato, një brazilian objektivi i përbashkët i Realit dhe Atleticos
Në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshme, ushtria ruse ka nisur prej ditësh pushtimin e shtetit prej 44 milionë banorësh, ndërsa vendasit po rezistojnë fort për mbrojtjen e atdheut.
FIFA u ka dhënë leje lojtarëve të huaj që janë nën kontrata me klubet ukrainase dhe ruse të ndërpresin bashkëpunimin dhe të largohen si lojtarë të lirë, situatë nga e cila po tentojnë të përfitojnë klube të ndryshme.
Real dhe Atletico Madrid po zhvillojnë një “derbi” në merkato. Objektivi i përbashkët është Vinicius Tobias, anësori i djathtë i Shakhtar Donetsk.
18-vjeçari brazilian u transferua nga Internacional te Shakhtari për shumën e 6 milionë eurove në merkaton e janarit. AS raporton se adoleshenti latin pëlqehet shumë nga Ancelotti dhe Simeone.
Dy klubet nga Madridi kanë nisur kontaktet me agjentët e Vinicius Tobias dhe po punojnë për të bindur lojtarin, i cili pritet të vazhdojë karrierën në La Liga.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



