Serie A

Derbi rekordesh, Skriniar: Fitojmë ne, vendos Icardi, Bonucci: Gattuso më kujton Conten

Derbi i Milanos po afron, ngjall pasione dhe thyen rekorde. Pritet një San Siro i tejmbushur, dhe mediat italiane sigurojnë se do të thyhet rekordi i arketimeve për Milanin prej 3.815 milionë eurosh të fituara. Në fushë, është një sfidë jashtëzakonisht interesante dhe pak ditë para përballjes flasin dy qendërmbrojtësat. Milan Skriniar ndoshta ka emrin e gabuar për një derbi por duket i karikuar në maksimum.

“Duam ti japim fund serisë pozitive të MilanIt. Praktikisht i ringjallëm ne në derbin e Kupës së Italisë dhjetorin e kaluar, por tani do të jetë Interi që do të riniset. Gattuso ka bërë punë të shkëlqyer, nëse do të mundja kuqezinjve do ti hiqja Suson që është një lojtar kyc. Me Cutronen do të na duhet shumë përqëndrim, por njeriu i derbit do të jetë Icardi.”

Në kampin tjetër, para mikrofonëve flet Bonucci. Më në fund pas një fillimi të vështirë ka ritgjetur ekuilibrin dhe statusin prej lideri edhe te Milani. Mbrojtësi kërcënon Interin duke karikuar skuadrën e tij në luftën për Championsin.

“Kjo skuadër i ka të gjithë letrat në rregull për të arritur objektivat që u vunë në fillim të vitit edhe pse në tetor flisnin se ishim të mbaruar. Deri sa matematika na e lejon, kjo skuadër mund të arrijë Championsin duke luftuar në kampionat dhe në Europa League. Gattuso na ka dhënë një karikim të jashtëzakonshëm edhe jemi gati për derbin. Si trajner të transmeton urinë që kishte për të fituar si lojtar, dhe në këtë pikë më kujton shumë Conten. Jemi super të motivuar për ndeshjen me Interin”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency