Derbi shqiptarësh në Kroaci, Çokaj e Karrica gola fantastikë, Tuci asist (pamjet)
Derbi shqiptarësh në javën e katër të Ligës së Parë të Kroacisë. Në sfidën mes Lokomtivës së Zagrebit dhe Rijekës (3-1) u aktivizuan plot pesë futbollistë shqiptarë titullarë: tre në radhët e vendësve (Mersinaj, Smakaj, Çokaj) dhe dy në formacionin mik (Karrica dhe Selahi).
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Lokomotivës 2-1, teksa golin e dytë për vendësit e realizoi Enis Çokaj pas një kundërsulmi të shpejtë, i përmbyllur me finalizimin perfekt të shqiptarit (më herët kishte shënuar Gorican.
Lokomotiva 2-0 Rijeka (19′)
Lokomotiva doubles the lead just 5 minutes after the first one. This time is Enis Cokaj with a nice strike. Another assist by Kulenović! pic.twitter.com/xsZBNDmqGW
— Everything About HNL (@AboutHnl) August 7, 2022
Kundërpërgjigjja e Rijekës erdhi në të 35-tën me golin e një tjetër shqiptari, Bernard Karricës (lojtar i Shpresës së Shqipërisë), me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Indrit Tuci (67’), i cili u bë protagonist në shënimin e golit të tretë (80’) të Lokomotivës së Zagrebit me asistin për Vasilj.
Lokomotiva 2-1 Rijeka (34′)
What a goal by 🇦🇱Bernard Karrica!!!! pic.twitter.com/T9oZuZxtKA
— Everything About HNL (@AboutHnl) August 7, 2022



