Serie A

Dermaku me shok të ri skuadre, i bashkohet mbrojtësi i Juventusit

Pas firmës me sulmuesin Assan Ceesay, Lecce ka arritur marrëveshjen edhe për huazimin e mbrojtësit anësor të Juventusit, Gianluca Frabotta. Palët ishin në negociata prej ditësh, por tashmë është arritur marrëveshja dhe mbrojtësi pritet të mbërrijë në Lecce sot për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Bëhet fjalë për një huazim të thjeshtë, me Leccen që ka të drejtën e blerjes për 10 milionë euro dhe Juventusin që ka ruajtur të drejtën e riblerjes në të ardhmen, duke barazuar ofertën më të mirë për mbrojtësin.

Pasi u promovua nga Andrea Pirlo, Frabotta kaloi sezonin e fundit në huazim te Verona, ku gjeti shumë pak hapësira dhe luajti vetëm dy ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency