Deschamps publikon listën e Francës, surpriza te “Gjelat”
Franca ka zyrtarizuar listën e lojtarëve në prag të dy sfidave të fundit që do të zhvillohen në Nations League. Surprizat nuk mungojnë në listën e Dider Deschamps, me teknikun e “Gjelave” që ka rikthyer përsëri në ekip Oliver Giroud, i cili po kalon një formë fantastike me Milanin. Gjithashtu në kombëtare është rikthyer edhe Ousmane Dembele dhe Ferland Mendy.
Xavi Hernandez i ka dhënë besim përsëri 25-vjeçarit, i cili po kalon një formë fantastike te Barcelona, ndërsa mbojtësi Mendy i Real Madrid e ka nisur mirë sezonin e ri, ku 27-vjeçari është aktivizuar titullar në katër javë të La Liga. Sa i përket listës ka pasur edhe prurje të reja, pasi Didier Deschamps ka thërritur për herë të parë Benoit Badiashile dhe Youssouf Fofana nga Monaco. Gjithashtu, edhe Randal Kolo Muani i Eintrachtit të Frankfurt ka marrë ftesën e parë në kombëtaren e “Gjelave”.
Sulmuesi 23-vjeçar u transferua këtë sezon nga Nantes në Ligue 1 te Eintrachti i Frankfurt në Bundesligë. Përshtatja për Muani nuk ka qenë aspak problem pasi në gjashtë javët e parë në kampionat, francezi është përfshirë në gjashtë realizime, ku vetë ka shënuar 2 gola dhe për shokët e skuadrës ka dhuruar katër asistime.
Deri në nisjen e Botërorit Katar 2022, Franca do të zhvillojë edhe dy përballje në Nations League fillimisht me 22 shatator përballë Austrisë dhe me 25 do luajnë në transfertë përballë Danimarkës. Të dy sfidat e Kampionëve të Botës në Nations League do të transmetohen live në DigitAlb përmes platformës SuperSport.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:




