Nations League

Deschamps shijon trofenë: Franca, cilësi, karakter dhe shpirt gare

Didier Deschamps i gëzohet trofeut të parë të Francës në Ligën e Kombeve, i dyti për trajnerin francez në krye të “Gjelave”, pas suksesit në Botërorin “Rusi 2018”. Një fitore e madhe me përmbysje ndaj Spanjës, sikurse ndodhi në edhe gjysmëfinale ndaj Belgjikës.

“Ekipi luajti me mend në kokë, kemi karakter, cilësi dhe talent, por në nivel ndërkombëtar nuk mjafton kaq: duhet edhe shpirt gare, sepse në dy ndeshjet e fundit jemi përballur me ekipe shumë cilësore,” – tha trajneri i “bluve” pas triumfit në “San Siro”, kundër “La Rojas”. – “Kundër Belgjikës pakkush besonte se mund ta kthenim ndeshjen, përveç meje dhe lojtarëve të mi. Ne qëndruam në lojë, pastaj pati një çmenduri, ushtruam presion lart dhe u mbrojtëm tre kundër tre me lojtarët tanë qendrorë. Ky është futbolli”.

Dechamps foli edhe për të ardhmen, pёr objektivin që do të ketë në “Katar 2022”.

“Më parë duhet të kualifikohemi. Kemi ende dy ndeshje për të luajtur, kur të jemi atje do të përgatitemi si të gjithë të tjerët.”

Nga ana tjetër, Luis Enrique, tha se ishte i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar nga ekipi i tij. Ne shkojmë në shtëpi pa trofe, por mendoj se kemi luajtur në një nivel me kampionët e botës në fuqi, të cilët kanë potencial dhe cilësi të jashtëzakonshme fizike. Goli i Mbappesë? Nga stoli m’u duk pozicion i qartë jashtë loje. Do të doja të flisja për të, por nuk dua të bie në këtë kurth, kurrë nuk kam folur negativisht në lidhje me gjyqtarët. Përqendrohem në mënyrën se si të përmirësoj ekipin tim.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency