Merkato

Deshën “të hiqnin qafe” Raiolan, por “Djall” u bë menaxheri i Haaland

Zbulohet prapaskena në tentativën e dështuar të Manchester United për të blerë talentin e madh norvegjez, Erling Haaland, i cili zgjodhi në fund Borussian e Dortmundit. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” u përpoqën të anashkalonin në bisedime menaxherin e 19-vjeçarit, italianin Mino Raiola, por dështuan keq.

Tek United pretendojnë se u tërhoqën nga marrëveshja, pasi refuzuan të përmbushnin kërkesat e Raiola. Në fakt, “DailyMail” shkruan se pati përpjekje për të bërë marrëveshje me babanë futbollistit, ish-mesfushorin e Leeds United, Alf Inge Haaland, i cili gjithashtu përfaqëson djalin e tij.

Por përpjekja e United dështoi dhe ndërkombëtari i Norvegjisë nënshkroi për Dortmundin, pasi klubi gjerman plotësoi klauzolën e blerjes prej 18 milionë paundësh në kontratën e tij.

Dortmundi gjithashtu kanë rënë dakord të kalojë në llogarinë e Raiolas dhe Haaland Senior një pjesë të konsiderueshme të vlerës së shitjes në të ardhmen, që do të thotë se menaxherit do të kontrollojë transferimin e radhës të Haaland, diçka që United nuk ishte i gatshëm të sanksiononte.

Raiola ka luajtur një rol qendror në disa nga transferimet më të shtrenjta të klubit në vitet e fundit. Ai ndihmoi në transferimin e Paul Pogba në “Old Trafford” nga Juventus për një tarifë rekord botëror në atë kohë 89 milionë paundë

Raiola negocioi gjithashtu  lëvizjet e Zlatan Ibrahimovicit dhe Henrikh Mkhitaryanin në Manchester si dhe ndërmjetësoi kalimin për 75 milionë paundë të Romelu Lukakut nga Evertoni në verën e vitit 2017.

Mirëpo 52-vjeçari ka zemëruar drejtuesit e United gjatë muajve të fundit, veçanërisht në lidhje me të ardhmen e Pogbasë.

“Problemi i Pogbasë është Manchester United,” – tha Raiola në fillim të kësaj jave. –  “Është një klub pa kontakte me realitetin, pa një projekt sportiv. Nuk do të çoja më asnjë futbollist atje. Ata madje do të shkatërronin Maradona, Pelenë dhe Maldinin.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency