Premier League

“Dështaku” 60-milionësh i “Djajve të Kuq” kërkon largimin që në janar

Anthony Martial mund t’i japë fund përvojës së tij në “Old Trafford” që në janar. Sulmuesi francez nuk po kalon formën e tij më të mirë dhe pritet të jetë nga të parët që do të largohet nga klubi i famshëm anglez. Këtë sezon, mbërritja e Jadon Sanchos dhe Cristiano Ronaldos ia kanë minimizuar hapësirat. Deri më tani, ai ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Menaxheri i tij, Philippe Lamboley, tha për “Sky Sports Neë” se “Anthony dëshiron të largohet nga klubi në janar, pasi dëshiron të luajë. Do të flas me klubin së shpejti”.

Në vitin 2015, “Djajtë e Kuq” i paguan Monacos 60 milionë për Anthony Martialin, kur vlera e tij në treg në atë kohë ishte 8 milionë, për shkak të pritshmërive të mëdha të krijuara ndaj lojtarit. Sidoqoftë, pavarësisht se kishte një sezon të mrekullueshëm gjatë 2019-2020 (23 gola, 12 asistime në 48 ndeshje), ai e ka humbur rëndësinë. Francezi e zgjati kontratën në vitin 2019 deri më 30 qershor 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Tani, pyetja është: a do të hyjë në planet e trajnerit të ri, Ralf Rangnick?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency