Kombëtare

Dështimi i Italisë, Verratti tifozëve: Lërini të qetë të rinjtë, shfryhuni ndaj ne të tjerëve

Italia dështoi të siguronte një biletë për në Katar 2022. Humbja befasuese ndaj Maqedonisë së Veriut solli eliminimin e kampionëve të Europës dhe në vendin fqinj është përjetuar shumë keq ky dështim.

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti ka marrë guximin të reagojë pas disfatës së dhimbshme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari i bën thirrje tifozëve që të mos shfryjnë dufin ndaj lojtarëve të rinj.

Kur fiton është e thjeshtë t’i lavdërosh të gjithë. Unë dua ta bëj pas një eliminimi që na privon nga Botërori, kompeticioni më i bukur dhe më emocionues për ne lojtarët dhe sidomos për tifozët.

Dua t’i falënderoj të gjithë, stafin, lojtarët dhe të gjithë njerëzit që punojnë me pasion dhe entuziazëm në ekipin kombëtar. Fatkeqësisht, jeta si dhe futbolli nuk ecin gjithmonë paralelisht me pritshmëritë, synimet apo ëndrrat që ka secili prej nesh.

Zhgënjimi tashmë është i madh por ne kemi treguar se me punë, pasion dhe zemër gjithçka është e mundur. Pra, në jetë apo në futboll, qoftë pas një fitoreje të madhe si ajo e verës së kaluar apo pas një disfate të dhimbshme, duhet të vazhdosh gjithmonë të luftosh.

Futbolli është pasioni ynë dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të japim gjithçka. Edhe një gjë të fundit: nuk mendoj se mënyra më e mirë është t’i fyesh të gjithë, sepse secili prej nesh dha më të mirën (për fat të keq nuk mjaftoi).

Sidomos më të rinjtë, lërini të qetë (nëse vërtet doni të na shani, na shani ne ‘më të mëdhenjve’). Ndonjëherë harrohet që jemi njerëz si të gjithë ju, njerëz shumë normalë dhe që emocionet më të mëdha i gjejmë te gjërat e vogla”, shkruan Verratti.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency