Merkato

Dështoi transferimi i tij te Monaco, Andre Silva pëlqehet nga Valencia

Te Milani pritet të ketë ende largime dhe afrime deri në mbylljen zyrtare të merkatos. Një prej emrave që mbetet në listën e të padëshiruarve është Andre Silva, i cili pak ditë më parë dështoi të transferohej te Monaco për shkak të testeve fizike, që nuk i kaloi.

Sulmuesi portugez nuk është në planet e trajnerit Giampaolo dhe duhet të largohet me çdo kusht për të financuar edhe përforcimet e tjera dhe hipoteza më e fundit është Valencia. Trajneri i spanjollëve, Marcelino, kërkon tani një pasues për Rodrigon dhe Silva duket i përshtatshëm për skemat e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency