Serie A

Supergafa/ Destron e ‘tradhton’ e djathta (Video)

Spali mposhti Bolognën me rezultatin 1-0, por për sulmuesin e emilianëve, Matias Destro, ky takim do të mbetet gjatë në memorie, pasi i mohoi skuadrës së tij një pikë të vlefshme.

Në sekondat e fundit të kohës shtesë, Bologna organizoi një aksion sulmues, ku Orsolini shërbeu për Destron, i cili nga një distancë fare e vogël me portën, gjuajti topin mbi traversë, duke bërë të pamendueshmen.

Të menjëhershme ishin edhe reagimet në rrjetet sociale, që ironizonin goditjen e sulmuesit, pasi të nxirrje jashtë kuadratit atë top, ishte alternativa më e vështirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency