Devolli debuton me humbje: Tensioni në fushë është 300, nga nesër të ulim kokën
Trajneri i Dinamos, Bledar Devolli pas humbjes me rezultatin 1-0 (ndeshja e parë ishte mbyllur me barazimin 1-1) dhe eliminimit nga Kupa prej Partizanit, foli në emisionin Gol Pas Goli teksa tekniku i bluve theksoi se i pëlqeu dëshira që treguan futbollistët, megjithatë shton se skuadra duhet të vazhdojë të punojë në disa aspekte për t’u larguar nga zona e ftohtë.
Skuka iu ndëshkoi? “Nuk dua të flas për Skukën sepse ka ikur ditën e parë që kam filluar punë te ekipi. Besoj kemi bërë një ndeshje të mirë dhe gjithnjë pësojmë për gjëra të vogla apo gabime individuale. Po, të kishim fat do të shkonim në shtesë se në pjesën e dytë reaguam mirë. Disa gjëra që kishim punuar nuk më pëlqyen, nuk vertikalizuam, më shumë kishim dëshirë se logjikë.
Duhet të përmirësojmë mbajtjen e topit dhe duhet t’i rregullojmë rrugës. Më pëlqeu dëshira dhe më ketë mund të punohet. Duke filluar nga ndeshja me Laçin në kampionat, duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe mos të shohim renditjen. Renditjen ta shohim nga fundi i prillit”.
Mungonte pasimi i saktë në fund për të konkretizuar, duhet të jeni më agresivë kur pësoni- “Ato dalje që kemi bërë në pjesë të parë dhe të dytë i kemi bërë me logjikë, por pasimi i fundit do pak kohë. Më pëlqeu dëshira dhe që ishim aty, kjo më jep shpresë. Nuk mund të bëjmë ato gabimem ndaj Partizanit, se lojtarët para i kanë të mirë dhe kanë cilësorë. Që nga nesër të ulim kokën të punojmë dhe të vazhdojmë rrugën përpara”.
Vështirësia për të motivuar skuadrën pasi luan pa objektiva? “E dimë që nuk kemi shanse, por do të shohim kampionatin. E rëndësishme është të largohemi nga renditja ku jemi tani”.
Diskutimi me arbitrin? “Anësori e dha goditje këndore, ndërsa kryesori e dha fundore por nuk ka problem se tensioni aty është 300. E ekzagjëroi me kartonin e verdhë, por ne jemi mësuar me kartonë”, u shpreh Devolli.



