Futboll

Devolli e Shkëmbi nuk fshihen: Sezonin e ardhshëm do të drejtojmë në Superiore!

Bledar Devolli dhe Bledi Shkëmbi ishin dy nga të ftuarit specialë në këtë të enjte të Fan Zone. Dy trajnerët aktualisht të papunë folën për periudhën e karantinës, për planet që kanë për të ardhmen, për edhe për shembujt që duan të ndjekin. Devolli ndërkohë shpjegoi edhe arsyen se përse u largua nga të rinjtë e Tiranës.

“15 ditët e para i kaluam shumë vështirë, por pastaj e gjeta zgjidhjen ia futa për Gjirokastër dhe ia kalova më mirë aty. Ishte lokali i një shokut tim dhe e pija kafen fshehurazi me filxhan. Në Gjirokastër kam filluar të bëja stërvitje, pasi kisha që kur u largova nga futbolli pa bërë stërvitje. Karantina më ka bërë më të mirë”.

“Trajner te Flamurtari për vitin tjetër? Në ndeshjen e fundit me Kastriotin kam thënë që e kam mbyllur me Kategorinë e Parë dhe dua të drejtoj në Superiore, për të arritur objektivat që kam në jetë. Kur luaja te Vllaznia ishte një periudhë e vështirë, pasi dua të kujtoj se në atë kohë kishte vetëm 4 orë drita në ditë”.

“Me moshat e Tiranës ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Më pëlqeu më shumë se ma ofroi si mundësi Refik Halili. Kur erdha në shtëpi bëra llogaritë dhe thashë përderisa ma ofroi Halili ka diçka. Unë i thashë do vij për të synuar më pas ekipin e parë. Ka qenë një eksperiencë shumë ë bukur dhe jam krenar për ata djem që kam drejtuar. Nuk kisha çfarë të bëja aty, pasi Egboja dhe Tirana po bëjnë shumë mirë.

“Në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë shumë i urtë dhe familjarët janë habitur duke më thënë pse kështu?! Shpresojmë që nga viti i ardhshëm të drejtojmë një skuadër e cila të jetë me financa të mira.”, u shpreh Devolli.

“Nga trajnerët e huaj më pëlqen karakteri i Simeones, më pëlqen futbolli i Guardiolës, vertikalizimi i Klopit dhe grinta e Kontes dhe nëse dikush i a të gjitha këto do ishte perfekti. Nga shqiptarët do zgjidhja Starovën, pasi kam punuar së bashku me të”.

Ndërkohë Bledi Shkëmbi shprehu sigurinë e tij se sezonin e ardhshëm do të jetë në stolin e një skuadre, ndërsa nënvizoi se në të ardhmen do të ulet një ditë në stolin e Skënderbeut.

“Duhej kjo karantina që të frekuentoja shtëpinë në fshat. Isha në momentin e duhur trajner te Teuta dhe do jem në momentin e duhur te Skënderbeu.Unë mbaj mend një moment kur kam qenë kundërshtar me Devollin në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu”.

“Në një moment unë marr një ndërhyrje të fortë dhe bie  pa simuluar. Dëgjova që asnjë lojtar nuk po e nxirrte topin jashtë dhe e bëri Devolli, të cilin më pas nisën ta shajnë të gjithë tifozët në kor”.

“Na pret një karrierë e gjatë në vazhdim. Sigurisht që kam gabuar si trajner dhe sigurisht që do gaboj në të ardhmen. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jemi trajnerë të një ekipi”.

“Shembulli? Janë disa trajnerë që më pëlqejnë. Ka pasur disa trajnerë shqiptarë të mirë, por nuk mund të them një si më të mirin.”, përfundoi Shkëmbi për “Supersport”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency