Kategoria Superiore

Devolli: Epërsia numerike na “vuri në gjumë”, por nuk dorëzohemi për mbijetesën

Intervista e trajnerit të Kastriotit, Bledar Devolli, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes mes krutanëve dhe Partizanit, që përfundoi në barazim 1-1.

Një barazim përballë kryesuesve… Sa shpresa keni tani për mbijetesën?
Nga unë i pari, deri te i fundit që stërvitet këtu, besojmë te mbijetesa deri në momentin që matematika na i lejon këtë. Falënderoj Partizanin për lojën burrërore që bëri sot, por unë mendoj se ne lamë dy pikë në këtë takim. Morëm një gol në mënyrë jo fort të pranueshme, por reaguam mirë dhe rikthyem baraspeshën. Kartoni i kuq i kundërshtarit na bëri që të ulnim disi ritmin dhe të mos bënim sa duhet për të marrë fitoren.

Mendoni që me këtë impenjim, mund t’ia dilni të mbijetoni?
Ne kemi qenë në pozita shumë të këqija dhe kemi marrë plot 21 pikë, pra thuajse maksimumin, por nuk është faji ynë që fitojnë edhe rivalët. Ne do të bëjmë punën tonë, për sa kohë që matematika na e lejon, por më pas jemi në dorë të të tjerëve dhe nuk varet çdo gjë nga ne.

Megjithatë sot nuk ishit aq të çmendur sa duhet…
Varet në çfarë këndvështrimi e shikoni, pasi në pjesën e parë dominuam në çdo drejtim kundërshtarin, por nuk arritëm të shënojmë. Në pjesën e dytë ngjarjet rrodhën ashtu siç e pamë, por gabuam pas kartonit të kuq të Partizanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency