Kategoria Superiore

Devolli: Goli i dytë na prishi planet, kemi nevojë për qetësi

Dinamo doli pa pikë nga transferta shkodrane, edhe pse iu afrua barazimit në minutat shtesë. Trajneri Bledar Devolli analizoi humbjen 2-1 kundër Vllaznisë në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli”Supersport.

Duhet të bëjmë atë që bëmë në pjesën e dytë. Vllaznia bën futbollin më të mirë, ka ekip cilësor, ka lojtarë të fortë dhe të shpejtë në sulm.

E nisëm mirë lojën, por morëm penallti në rastin e parë që Vllaznia na erdhi në portë. Pësuam edhe golin e dytë, më pas luajtëm ashtu siç luajmë ne. Mbajtëm Vllazninë në zonën e 16 metrave, kjo tregon se kemi forcë dhe cilësi, por na dëmton ana psikologjike.

Rezultatet e kundërshtarëve ndikojnë, por të vazhdojmë të punojmë me kokën poshtë. Me entuziazëm duhet të thyejmë akullin që na është bërë të gjithëve pak në kokë.

Sulmi? E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, e kishim përgatitur me dy lojtarë të shpejtë në krah dhe Ibraimin si numër 9 fals. E kapëm disa herë Vllazninë, por goli i dytë na prishi planet. Na duheshin më shumë sulmues, i futëm të gjithë, luajtëm me 7 sulmues.

Goli i dytë i Vllaznisë? I rregullt, merremi me goditjet standarde në stërvitje nga 1 orë e gjysmë… Edhe penalltia e Vllaznisë është e rregullt.

Kishim marrë informacione që Adili do luante si i djathtë, ai nuk është i shpejtë, por goli i dytë i Vllaznisë na prishi planet.

Kundërshtari është shumë i fortë, sidomos në Shkodër, luan shpejt. Kishim marrë masa me tre mesfushorë, Vllaznia luan shumë vertikalisht dhe tentuam t’i bllokonim.

Finalja e sezonit me Skënderbeun? Kemi ndryshuar për mirë, prodhojmë lojë dhe raste, dhe nuk shthuremi, kjo ka rëndësi. Por, për mua janë 13 finale, jo vetëm ndeshja me Skënderbeun.

Të punojmë me seriozitet dhe angazhim. Të jemi edhe pak më të qetë, nga unë dhe presidenti, t’i qëndrojmë më afër ekipit dhe të dalim nga kjo situatë”, përfundoi trajneri i skuadrës kryeqytetase.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency