Kategoria Superiore

Devolli i emocionuar: Futbollistët e mi janë heronj!

I lumtur dhe shumë i emocionuar për fitoren e tij të parë me Kamzën në Superiore Bledar Devolli. Trajneri i skuadrës nga periferia e kryeqytetit ja dedikoi këtë fitore futbollistëve të cilët sipas tij janë heronjtë e vërtetë të Kamzës.

Keni vrapuar shumë në fushë. E prisje këtë lloj debutimi ndaj Tiranës?

Nuk është e rastësishme. Kemi bërë një punë të gjatë. Dua të falenderoj futbollistat. Janë heronj të vërtetë. Kam një grup të mrekullueshëm në duar. Sakrifikojmë të gjithë. Që nga lojtari i 22-të deri tek unë. Do shkojmë çdo ndeshje për maksimumin.

Nuk kemi parë Kamzën e plotë. Deri ku mund të shkojë kjo skuadër?

I vetmi peng është se futbollistët na kanë ardhur me vonesë dhe nja dy nuk kanë ardhur akoma. Jam shumë i kënaqur me këta që kam. Në qoftë se i bën hyzmetin stërvitjes vjen dhe rezultati. Duhet me këmbë në tokë. Pa harmoninë e grupit nuk vijnë rezultetet.

Kur besuat që mund ta fitonit ndeshjen?

Nuk kam thënë jam i kënaqur për barazim. Kam thënë që do shkojmë në çdo ndeshje për 3 pikë. Në çdo stërvitje unë kërkoj grintë dhe agresivitet. Nuk është i rastësishëm ky rezultat. Vuajtëm pasi kishim një ekip të madh. Falenderoj edhe Zotin për këtë fitore, por edhe çunat që janë heronj.

Diferencat mes ekipeve janë të vogla. A jeni përgatitur edhe për situata të vështira?

I kam  thënë dhe presidentit. Duhet të kemi vetëm durim. Futbolli varet si të merr. E rëndësishme është të kemi durim. Kemi ndërtuar një ekip me merak. Harmonia nota 10. Rezultatet do vijnë. Nuk ka rëndësi rezultati. Ne i bëjmë hyzmetin. Kjo do jetë gjithmonë motoja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency